KYSH CosmeticsAlbania
Koleksioni i plotë

Produktet KYSH

Njihu me çdo formulë, përfitimet dhe përbërësit e saj, si edhe me udhëzimet e hollësishme të përdorimit.

Anti-Aging Cleanser - xhel ushqyes për kujdesin intim - 150 ml
Kujdes intim

Anti-aging cleanser

Pastrues Intim Ushqyes - 150 ml

2,300 ALL

Xhel intim ushqyes dhe qetësues për lëkurën e pjekur ose të thatë, gjatë dhe pas menopauzës. Formula me pH 5.0–6.5 pastron butësisht dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe ekuilibrit të lëkurës së zonës intime. Të ndihmon të ndihesh më rehat kur ndryshimet hormonale sjellin tharje ose ndjeshmëri.

  • — Kujdes gjatë menopauzës: ndihmon në pakësimin e tharjes, brishtësisë së lëkurës dhe shqetësimit që shoqëron ndryshimet hormonale.
  • — Rigjenerim dhe qetësim: aloe vera, kalendula dhe kamomili ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe japin një ndjesi të menjëhershme lehtësimi.
  • — Hidratim dhe rehati: acidi hialuronik dhe pantenoli ndihmojnë që lëkura të mbetet e ushqyer dhe elastike.
  • — Ndjesi freskie: xhel me teksturë të lehtë që shpëlahet lehtësisht.
  • — pH i ekuilibruar: ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës vaginale.
  • — Pastrim i butë: pastron lëkurën pa cenuar pH-in e zonës intime.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht, pa parabene dhe petrolatum.
  • — Kujdes i përditshëm: mund ta përdorësh çdo ditë.

Gentle Cleanser - Larës intim për çdo ditë - 150 ml
Kujdes intim

Xhel intim delikat

Larës intim për çdo ditë – 150 ml

1,800 ALL

Një xhel intim delikat, i krijuar për higjienën e përditshme të çdo lloj lëkure, përfshirë edhe atë më të ndjeshme. Formula e tij me pH të balancuar pastron butësisht, pa cenuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, duke i dhuruar zonës së jashtme intime një ndjesi freskie, hidratimi dhe butësie të mëndafshtë. I krijuar për të respektuar ekuilibrin natyral të zonës intime dhe për t'iu përshtatur nevojave të gruas në çdo fazë të jetës.

  • — Hidratim i thellë:Ushqen dhe hidraton lëkurën e zonës intime, duke ndihmuar në lehtësimin e thatësisë dhe parandalimin e kruajtjeve të pakëndshme.
  • — Veti qetësuese: Ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe skuqjeve, edhe pas depilimit.
  • — Pastrim delikat:Pastron butësisht lëkurën, duke respektuar pH-në natyrale të zonës intime.
  • — I përshtatshëm për çdo lloj lëkure: Ideal edhe për lëkurën më të ndjeshme dhe delikate.
  • — Formulë e sigurt: E testuar dermatologjikisht, pa parabene dhe petrolatum
  • — Përdorim i përditshëm:Ideal për higjienën dhe kujdesin intim të përditshëm.

Lightening Cleanser - Larës intim për mbrëmje - 150 ml
Kujdes intim

Xhel intim zbardhues

Larës intim zbardhues për mbrëmje – 150 ml

2,100 ALL

Një xhel intim delikat për përdorim të përditshëm, i krijuar për të ndihmuar në zbardhimin e lëkurës së zonës së jashtme intime dhe për t'i dhënë asaj një ton më të njëtrajtshëm. Me një pH prej 4.5–5.5, pastron butësisht duke respektuar lëkurën delikate të kësaj zone, duke e lënë të lëmuar dhe me një ndjesi të këndshme freskie.

  • — Ton më i njëtrajtshëm: Ndihmon në zbehjen e dallimeve të nuancës së lëkurës në zonën e vulvës.
  • — Veprim antioksidues: Ndihmon në mbrojtjen nga radikalet e lira dhe në zbutjen e shenjave të plakjes.
  • — Lëkurë më e lëmuar: Ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe nuancës së lëkurës.
  • — Hidratim i thellë: E mban lëkurën të butë dhe elastike, duke ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe kruarjes.
  • — Efekt qetësues: Qetëson lëkurën dhe ndihmon në zbutjen e irritimit dhe skuqjes.
  • — pH i ekuilibruar: Ruan ekuilibrin e mikrobiotës vaginale dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
  • — Për çdo lloj lëkure: I përshtatshëm edhe nëse ke lëkurë shumë të ndjeshme.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht: Pa parabene dhe pa petrolatum.
  • — Kujdes i përditshëm: Mund ta përdorësh çdo ditë.

Hydrating Serum - Krem hidratues dhe qetësues për çdo ditë - 15/30 ml
Kujdes intim

Serum hidratues

Krem hidratues dhe qetësues – 15/30 ml

2,190 ALL – 3,550 ALL

Një trajtim hidratues për kujdesin intim të përditshëm, i krijuar për të hidratuar, mbrojtur dhe qetësuar lëkurën e zonës së jashtme intime. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt dhe ndihmon në lehtësimin e ndjesisë së thatësisë dhe parehatisë, edhe pas depilimit, pa lënë ndjesi yndyre në lëkurë.

  • — Hidratim i thellë: Ushqen dhe hidraton lëkurën e zonës intime, duke ndihmuar në lehtësimin e thatësisë dhe parandalimin e kruajtjeve të pakëndshme.
  • — Veti qetësuese: Qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe skuqjeve, edhe pas depilimit.
  • — Veprim rigjenerues: Nxit rigjenerimin e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj.
  • — Mbrojtje antioksidante: Lufton radikalet e lira dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e dëmshëm të mjedisit.
  • — I përshtatshëm për çdo lloj lëkure: Ideal edhe për lëkurën më të ndjeshme.
  • — Teksturë e freskët dhe e lehtë: Përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyre në lëkurë.
  • — Formulë e sigurt: E testuar dermatologjikisht, pa parabene dhe petrolatum (derivate të naftës).
  • — Përdorim i përditshëm: Mund të përdoret çdo ditë, dy herë në ditë.
Madhësia
30 ml15 ml

Lightening Serum - Serum ndriçues për zonat me njolla - 30 ml
Kujdes intim

Serum ndriçues

Serum zbardhues për zonat me te erreta– 30 ml

8,000 ALL

Serum që ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e dukshme të njollave. i krijuar për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe për të reduktuar dukshëm pamjen e njollave të errëta dhe çrregullimeve të pigmentimit. I përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të zonave specifike, si zona e jashtme intime, pjesa e brendshme e kofshëve dhe sqetullat.

  • — Ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe zonave të errëta në lëkurën e jashtme të vulvës, pjesën e brendshme të kofshëve, vithe dhe sqetulla, për një pamje më të njëtrajtshme dhe të ndritshme.
  • — Njëtrajtëson: Ndihmon në zbehjen e njollave dhe dallimeve në ngjyrë, për një ton më të njëtrajtshëm dhe më shumë shkëlqim.
  • — Ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit pas depilimit: Ndihmon në parandalimin dhe zbehjen e njollave të errëta që mund të shfaqen pas rruajtjes ose depilimit.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht: Pa parabenë, silikonë dhe petrolatum.
  • — Për të gjitha llojet e lëkurës: Formula me përbërës të butë është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme.
  • — Për kujdesin e përditshëm: Mund ta përdorësh çdo ditë, një herë në ditë.

Anti-Aging Cream - Krem intim për rimodelim - 30/50ml
Kujdes intim

Krem kundër shenjave të plakjes te lekures te zones V

Krem intim për tonifikim dhe rimodelim – 15/30 ml

2,190 ALL – 4,060 ALL

Një krem intim me hidratim intensiv, i krijuar për të trajtuar shenjat e dukshme të plakjes së lëkurës së vulvës, si humbja e tonifikimit, thatësia dhe ngjyra jo e njëtrajtshme e lëkurës. Tekstura e tij e pasur ushqen lëkurën e maturuar të zonës intime dhe ndihmon në rikthimin e ndjesisë së elasticitetit dhe rehatisë afatgjatë.

  • — Hidratim intensiv: Lufton thatësinë e theksuar të lëkurës së vulvës, duke e lënë të butë dhe të hidratuar për një kohë të gjatë.
  • — Efekt tonifikues: Ndihmon në parandalimin e humbjes së tonusit dhe në përmirësimin e qëndrueshmërisë së lëkurës së vulvës.
  • — Reduktim i njollave: Ndihmon në zbehjen e njollave të moshës dhe ndryshimeve të pigmentimit, duke i dhënë lëkurës së vulvës një pamje më të njëtrajtshme.
  • — Veprim kundër plakjes: Lufton shenjat e plakjes, si rrudhat dhe vijat e holla, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe me pamje më rinore.
  • — Teksturë e pasur dhe e mëndafshtë: Përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën të ushqyer dhe të butë si mëndafsh.
  • — Formulë e sigurt: E testuar dermatologjikisht, pa parabene, silikone dhe petrolatum.
  • — I përshtatshëm për çdo lloj lëkure: Veçanërisht ideal për lëkurën e maturuar.
  • — Përdorim i përditshëm: Mund të përdoret çdo ditë, dy herë në ditë.
Madhësia
30 ml15 ml

Anti-Aging Duo - xhel pastrues + krem kundër plakjes
Kujdes intim

Anti aging duo

Xhel lares + krem kundër plakjes se lekures intime

9,000 ALL

Duo për rikthimin e volumit dhe elasticitetit të lëkurës intime të maturuar: pastrim ushqyes dhe një krem i pasur që ndihmon në rikthimin e elasticitetit.

Blooming Pink Tote Bag - çantë tote rozë prej pambuku
Kujdes intim

Blooming Pink Tote Bag

Blooming Pink Tote Bag

1,500 ALL

Çantë tote në rozën karakteristike të KYSH. Prej kanavace të butë pambuku dhe me hapësirë të bollshme për gjërat e tua të përditshme.

Blooming Tote Bag - Çantë tote prej pambuku
Kujdes intim

Çantë tote Blooming

Çantë tote prej pambuku

1,000 ALL

Çanta tote Blooming nga KYSH është prej pëlhure të butë pambuku. E lehtë dhe e bollshme, për ta marrë me vete çdo ditë.

Daily Freshness Set - xhel pastrues + spraj freskues
Kujdes intim

Seti për freski të përditshme

Xhel pastrues + Refreshing Mist

2,500 ALL

Dyshja ideale për çdo ditë: pastrim delikat në shtëpi dhe freski e menjëhershme kudo që të të çojë dita.

Discovery Kit - set i vogël në madhësi udhëtimi
Kujdes intim

Set prezantues

Set prezantues në madhësi udhëtimi

490 ALL

Një set i vogël me produkte të përzgjedhura për të njohur kujdesin intim KYSH. Një mënyrë e thjeshtë për të gjetur rutinën që të përshtatet.

  • — HYDRATING SERUM
  • — Hidratim i thellë: ushqen dhe hidraton lëkurën e zonës intime të jashtme. Ndihmon në lehtësimin e thatësisë dhe në parandalimin e ndjesisë së kruajtjes.
  • — Efekt qetësues: ndihmon në qetësimin e irritimit dhe skuqjes, edhe pas depilimit.
  • — Përtëritje e lëkurës: ndihmon rigjenerimin e saj dhe përmirëson elasticitetin.
  • — Mbrojtje antioksiduese: ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe ndikimet e dëmshme të mjedisit.
  • — Për çdo lloj lëkure: i përshtatshëm edhe nëse ke lëkurë shumë të ndjeshme.
  • — Teksturë e lehtë dhe e freskët: përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyre.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht: pa parabene dhe petrolatum.
  • — Për kujdesin e përditshëm: mund ta përdorësh dy herë në ditë.
  • — ANTI-AGING CREAM
  • — Hidratim intensiv: ndihmon në lehtësimin e thatësisë së tepërt të lëkurës së vulvës, duke e mbajtur të butë dhe të hidratuar për më gjatë.
  • — Efekt tonifikues: ndihmon lëkurën e vulvës të ruajë qëndrueshmërinë dhe të jetë më e tonifikuar.
  • — Ngjyrë më e njëtrajtshme: ndihmon në zbehjen e njollave pigmentare dhe ndryshimeve të ngjyrës në lëkurën e vulvës.
  • — Kujdes kundër shenjave të plakjes: ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe vijave të holla, për lëkurë më të lëmuar dhe pamje më rinore.
  • — Teksturë e mëndafshtë: përhapet butësisht dhe përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën të ushqyer dhe të lëmuar.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht: pa parabene, silikone dhe petrolatum.
  • — Për çdo lloj lëkure: veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të pjekur.
  • — Për kujdesin e përditshëm: mund ta përdorësh dy herë në ditë.
  • — LIGHTENING SERUM
  • — Ngjyrë më e njëtrajtshme: ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit dhe çeljen e zonave të errëta në lëkurën e vulvës, pjesën e brendshme të kofshëve, vithe dhe sqetulla. I jep lëkurës pamje më të njëtrajtshme dhe më të ndritshme.
  • — Zbehje e njollave: ndihmon në zvogëlimin e njollave dhe ndryshimeve të ngjyrës, për lëkurë më të njëtrajtshme dhe me shkëlqim.
  • — Më shumë shkëlqim: i jep lëkurës pamje më të ndritshme, duke zbutur pamjen e zbehtë dhe pa gjallëri.
  • — Kujdes për njollat pas depilimit: ndihmon në parandalimin dhe zbehjen e njollave të errëta që mund të shfaqen pas rruajtjes ose depilimit.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht: pa parabene, silikone dhe petrolatum.
  • — Për çdo lloj lëkure: me përbërës të butë, i përshtatshëm edhe nëse ke lëkurë të ndjeshme.
  • — Për kujdesin e përditshëm: rekomandohet ta përdorësh një herë në ditë.

Hydralift Collagen Mask - Maskë me kolagjen për zonën intime
Kujdes intim

Maskë me kolagjen Hydralift

Maskë me kolagjen për zonën intime

2,020 ALL – 7,280 ALL

Një maskë intensive në formë flete, për një përdorim të vetëm, e krijuar posaçërisht për zonën pubike dhe buzët e jashtme të vulvës. E pasur me serum, ajo hidraton dhe ndihmon në përmirësimin e volumit, shkëlqimit dhe tonifikimit të lëkurës, duke qenë ideale për momentet kur zona intime ka nevojë për kujdes të veçantë.

  • — Hidratim i thellë: Ushqen dhe hidraton lëkurën e zonës intime, duke ndihmuar në lehtësimin e thatësisë dhe parandalimin e kruajtjeve të pakëndshme.
  • — Veti qetësuese: Qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe skuqjeve, edhe pas depilimit.
  • — Veprim rigjenerues: Nxit rigjenerimin e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj.
  • — Mbrojtje antioksidante: Lufton radikalet e lira dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e dëmshëm të mjedisit.
  • — I përshtatshëm për çdo lloj lëkure: Ideal edhe për lëkurën më të ndjeshme.
  • — Teksturë e freskët dhe e lehtë: Përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyre në lëkurë.
  • — Formulë e sigurt: E testuar dermatologjikisht, pa parabene dhe petrolatum.
  • — Përdorim i përditshëm: Mund të përdoret çdo ditë, dy herë në ditë.
Madhësia
1 copë3 copë5 copë

Hydrating Duo - xhel pastrues dhe serum hidratues
Kujdes intim

Duo hidratues

Xhel pastrues + serum hidratues

7,000 ALL

Hidratim i përditshëm në dy hapa: pastrim delikat, i ndjekur nga një serum qetësues që ofron rehati afatgjatë.

Intimate Wipes - Shami intime njëpërdorimëshe
Kujdes intim

Shami intime

Shami intime njëpërdorimëshe

1,000 ALL

Shami intime njëpërdorimëshe për të pastruar, freskuar dhe qetësuar zonën e jashtme të vulvës, kudo që të jesh. Çdo kapsulë e vogël përmban një disk të butë prej viskoze dhe një serum të butë, që ruan ekuilibrin e pH-it të zonës intime.

  • — Pastrojnë: Largojnë butësisht papastërtitë dhe mbetjet që grumbullohen gjatë ditës.
  • — Veprim antibakterial: Të pasuruara me ekstrakt propolisi, një përbërës natyral që ndihmon në pakësimin e aromave të padëshiruara, freskon dhe qetëson. Të përshtatshme edhe për lëkurë të skuqur apo të ndjeshme.
  • — Freskojnë: Të japin menjëherë një ndjesi freskie dhe rehatie, edhe kur je jashtë shtëpisë.
  • — Qetësojnë: Ndihmojnë në zbutjen e irritimit dhe skuqjes.
  • — Hidratojnë: Përmbajnë një probiotik që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
  • — Formulë e butë: E testuar dermatologjikisht dhe e krijuar për zonat më delikate.
  • — Përdorim i përditshëm: Gati për përdorim dhe të lehta për t'u hedhur pas tij. Mund t'i përdorësh disa herë në ditë, në çdo fazë të ciklit menstrual.

Lightening Duo - Larës dhe serum ndriçues
Kujdes intim

Dyshja ndriçuese

Larës + serum ndriçues

8,130 ALL

Dy hapa për një ton më të njëtrajtshëm të lëkurës: një larës ndriçues dhe një serum që ndihmon në njëtrajtësimin e tonit.

On The Go Set - set për freski në udhëtim dhe palestër
Kujdes intim

Set On The Go

Pocket-size essentials for the gym, travel and long days out. Everything you need to feel fresh, in one pouch.

3,500 ALL

Produktet bazë të kujdesit intim, në përmasa praktike për palestër, udhëtime dhe ditë të gjata jashtë shtëpisë. Gjithçka që të duhet për t’u ndier e freskët, në një çantë të vetme.

Refreshing Mist - Spraj hidratues dhe freskues - 50 ml
Kujdes intim

Refreshing Mist

Refreshing Mist– 15/50 ml

830 ALL – 2,020 ALL

Një spray hidratues dhe mbrojtës që freskon, hidraton dhe ndihmon në mbrojtjen e zonës së jashtme intime brenda pak sekondash. Spërkatja e tij e imët krijon një shtresë mbrojtëse të padukshme, ndërsa acidi hialuronik ndihmon në ruajtjen e hidratimit, duke i dhënë lëkurës një ndjesi rehatie, butësie dhe plotësie gjatë gjithë ditës.

  • — Freskon dhe hidraton: Të jep menjëherë ndjesi freskie dhe lehtësimi, duke e mbajtur lëkurën të butë dhe elastike.
  • — Mbron: Krijon një barrierë të padukshme që ndihmon në parandalimin e ndjesive të pakëndshme, skuqjes dhe irritimit.
  • — Ndihmon kundër shenjave të plakjes: Mbështet frymëmarrjen dhe metabolizmin qelizor, si edhe prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në zbutjen e shenjave të plakjes.
  • — Qetëson dhe zbut: Ndihmon në qetësimin e lëkurës së zonës intime dhe në ruajtjen e ekuilibrit të saj.
  • — Ndihmon ripërtëritjen e lëkurës: Mbështet rigjenerimin qelizor dhe e mban lëkurën me pamje të shëndetshme e plot gjallëri.
  • — Ruan pH-in fiziologjik: Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të florës bakteriale të zonës intime.
  • — Formulë e testuar dermatologjikisht: Pa parabenë, silikonë dhe petrolatum.
  • — Për çdo ditë: Mund ta përdorësh disa herë në ditë, në të gjitha fazat e ciklit menstrual.
Madhësia
50 ml15 ml

The Menopause Ritual - rutinë e plotë e kujdesit gjatë menopauzës
Kujdes intim

Rituali i kujdesit gjatë menopauzës

Rutina jote e plotë e kujdesit gjatë menopauzës

7,500 ALL

Ritual i plotë me xhel pastrues, serum dhe maskë me kolagjen për kujdesin tënd gjatë menopauzës. Ushqen lëkurën, i jep një pamje më të mbushur dhe ndihmon në rikthimin e elasticitetit.